Ish-agjenti i SHIK-ut që u intervistua në Speciale akuzon rëndë Thaçin: Ja vrasja e dyfishtë ku mori pjesë dhe...

  • 03 November 2019 - 07:56
Ish-agjenti i SHIK-ut që u intervistua në Speciale akuzon rëndë Thaçin: Ja vrasja e dyfishtë ku mori pjesë dhe...

Akuzat të reja në drejtim të presidentit Hashim Thaçi dhe shumë ish komandantëve të UÇK-së, janë bërë nga ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, TMK-së dhe SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari parmes një shkrimi në Facebook, thotë se, pa urdhrin e Hashim Thaçit asnjë vrasje politike nuk është bë.

Sipas Miftarit, Thaçi ka marrë pjesë në vrasje të dyfishtë.

Postimi i plotë i Naim Miftarit:

Tanë e kemi ditë

Nuk është aspak sekret se për çdo vrasje e ndodhur me karakter politik në Kosovë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Ilmi Reqica,... me Shik-un e tyre, shpesh herë edhe përmes sekserëve të tyre si përshembull H. Kuqi, E. Hoxhaj... deformonin të vërtetën dhe gjithmonë fajin te organet e sigurisë... ndërkombëtarët dhe ambasadave të tyre për vrasje politike, por edhe vrasje tjera fajin ja kanë hedhur Ramush, Daut Haradinajt, Sabit Gecit, Sami Lushtakut, Rexhep e Syljeman Selimit, Sahit Jasharit dhe Fatmir Limes, por e vërteta është se gati asnjë vrasje nuk ka mund me ndodh dhe nuk është bë pa urdhrin e Hashim Thaçit vetëm në rastin e Behajdin Allaqit dhe Sh. Shalës presidenti Hashim Thaçi ka marr pjesë vet në vrasje të dyfishtë.

Një restorant në afërsi të Klinës, një tjetër restorant në periferi të Pejës, një pompë e benzinës me një lokal në hyrje të Podujevës, një në rrethin të Ferizajt, kanë qenë bazat ku jen pajis me armë, me vetura, me telefona, me numra telefonike të papërdorur dhe me para... pastaj janë nisur ekipet e vrasësve për të kryer vrasje në tërë Kosovën dhe shumica e viktimave kanë qenë atdhetar, luftëtar ose intelektualë shqiptar (dhe asnjëherë viktima të këtyre vrasësve nuk kanë qenë serb apo të pakicave tjera)...!

(Kosova Sot Online)