“Kur të doni”, Lutfi Haziri i gatshëm ta sfidojë edhe një herë në zgjedhje Vetëvendosjen

  • 03 November 2019 - 08:30
“Kur të doni”, Lutfi Haziri i gatshëm ta sfidojë edhe një herë në zgjedhje Vetëvendosjen

Një postim i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri për koalicionin me VV-në, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.

Ndër të tjera, Haziri tha se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyreve të LDK-së.

Madje, ai i dha edhe një mesazh të qartë Kurtit duke i thënë se vetëm një parti e vetme në Kosovë, nuk mund ta formojë Qeverinë.

Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të mëdha, përveq tek zyrtarët e VV’së, edhe tek simpatizantët e kësaj partie.

Ishte  kandidatja e Vetëvendosjes p;ër deputete, Albulena Haxhiu, ajo që i reagoi Hazirit.  

Haxhiu ia ka kujtuar Hazirit rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura në fillim të tetorit. 

“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

E përveq reagimit të Haxhiut, të shumtë kanë qenë sipmatizantët e VV’së të cilët i kanë komentuar Hazirit në statusin e tij në Facebook, por, duket se as ai nuk e kishte problem t’u përgjigjej.

Një komentues i cili është shprehur optimist se Kurti do t’i merrte 300 mijë vota,e  ka sfiduar Hazirin dhe partinë e tij për zgjedhje të reja.  

E për këtë, Haziri është shprehur i gatshëm.

“Kur të doni”, është shprehur Haziri.

Kujtojmë se Haziri njihet si një prej figurave të LDK-së, që ka shfaqur më së shumti skepticizëm për një koalicionin me VV-në.

Së fundmi, ai madje është emëruar shef i Ekipit Dialogues të LDK-së me VV-në.

Image

(Kosova Sot Online)