Haradinaj: Angazhimi i Anton Çettës frymëzues për brezat

  • 03 November 2019 - 10:55
Haradinaj: Angazhimi i Anton Çettës frymëzues për brezat

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka përkujtuar pajtuesin e gjaqeve Anton Çettën në 24 vjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj ka shkruar se angazhimi i Anton Çettës do të jetë frymëzues për brezat.

“Iluministi atdhetar, Anton Çetta, përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që me lëvizjen e tij ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi. Kujtimi për unifikuesin shqiptar, pajtimtarin e mijëra gjaqeve dhe humanistin e madh nuk është zbehur as pas 24 vjetësh nga vdekja e tij. Angazhimi i tij me peshë historike do të jetë frymëzues për brezat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)