Palmer viziton shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë

  • 03 November 2019 - 11:26
Palmer viziton shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka vizituar të shtunën shoqatën “Thirrjet e Nënave”.

Sipas një njoftimi nga kryetarja e kësaj shoqate, Palmer dhe zëvendësambasadori i SHBA-së, Nick Giocobbe, janë zotuar se do të bashkëpunojnë me këtë shoqatë që të zbardhet fati i të pagjeturve, të kompensohen dëmet e luftës dhe kriminelët të dalin para drejtësisë. 

“Sot në Shoqatën ‘Thirrjet E Nenave’ ishte për vizitë, Zv.Ndihmes Sekretari i Shtetit Mathieu Palmer së bashku me zv. Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Nick Giocobbe! Ata u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë me Shoqatën Thirrjet e Nënave dhe kryetaren, Znj. Nesrete Kumnova në mënyrë që të zbardhet fati i të pagjeturve, të kompensohen dëmet e luftës dhe kriminelët të dalin para drejtësisë!” thuhet në njofitm.

(Kosova Sot Online)