Muzikanti gjen violinën e humbur me vlerë të 250 mijë funteve

  • 03 November 2019 - 11:40
Muzikanti gjen violinën e humbur me vlerë të 250 mijë funteve

Një violinë e vjetër 310 vjet, e cila thuhet se e ka vlerën e 250 mijë funteve dhe që ishte harruar nga pronari i saj në një tren në Londrën jugore, i është kthyer prapë atij.

Ky instrument iu dha muzikantit profesionist, Stephen Morris, në një parking veturash në Beckenham pas negociatave sekrete.

Policët me rroba civile morën pjesë në procesin e dorëzimit të violinës për të ofruar siguri për muzikantin. Personi që e dorëzoi instrumentin tha se e ka bërë një gabim dhe kërkoi falje që e kishte marrë atë. 

“Kam fjetur shumë pak prej kohës kur më humbi violina”, tha Morris, duke shtuar se do ta festojë gjetjen e instrumentit me një birrë.

Kjo violinë u harrua në tren më 22 tetor, kur muzikanti kishte dalë me biçikletë. Ajo është ndërtuar nga mjeshtri David Tecchler në vitin 1709, shkruan “BBC”.

Image

(Kosova Sot Online)