Hajni e sulmon me kondak të armës një grua dhe i grabit çantën në Prishtinë

  • 03 November 2019 - 12:07
Hajni e sulmon me kondak të armës një grua dhe i grabit çantën në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person i panjohur dhe i maskuar e ka sulmuar fizikisht me kondak të armës viktimën femër K/Shqiptare në Prishtinë rreth orës 22:00.

Personi i panjohur gjatë sulmit i ka grabitur një çantë dore dhe është larguar në drejtim të panjohur derisa viktima ishte duke e mbyllur lokalin.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, për t’u liruar pastaj në shtëpi, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

(Kosova Sot Online)