Aksident në Prizren, lëndohet rëndë këmbësorja

  • 03 November 2019 - 12:08
Aksident në Prizren, lëndohet rëndë këmbësorja

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në Prizren, ku një veturë ka goditur një këmbësore të cilës i ka caktuar lëndime të rënda

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, ku sipas raportit të policisë, drejtuesi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur dhe nga pakujdesia e ja goditur këmbësoren. 

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

(Kosova Sot Online)