Gani Geci ka një propozim interesant për koalicionin LVV-LDK, ja cili është...

  • 03 November 2019 - 12:48
Gani Geci ka një propozim interesant për koalicionin LVV-LDK, ja cili është...

Gani Geci, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe babai i deputetes së ardhshme të LDK-së Marigona Gecit, ka dhënë një propozim interesant për marrëveshjen eventuale për bashkëqeverisje mes LDK-së dhe LVV-së,.

Në një postim të tij në Facebook, Geci ka marrë shembull bashkëqeverisjen në Gjermani mes CDU dhe SPD ndërkaq ndarjen e posteve ministrore e ka paraparë të bëhet me short si në kampionatet ndërkombëtare të futbollit.

Postimi:

Propozim im per LDK dhe VV per ndarjen e pushteteve!

Pas perafrimiti te punes nga grupet punuse dhe perafrimit te programeve dhe gjetjes se mesit te  dy programeve te kunderta, bashkeqeverisja LVV- LDK do të ishte ne te mirë te qytetarve ngjashem me CDU me SPD qe po qeverisin tash e dy mandate në Gjermani.

Fillimisht te merren vesh rreth postit te kryetarit te Kuvendit sepse pa u konstituar Kuvendi nuk mund te zgjidhen organet tjera .

Duke pasur parasyesh qe VV dhe LDK janë marrë veshë para zgjedhjeve qe posti i kryministrit ti takojë partisë e cila i fiton zgjedhjet atëhere kjo çeshtje është e zgjidhur më 6 tetor.

Një ministri ma shumë logjikisht i takon LDK -së per arsye se VV  e ka postin kryesor te shtetit dhe nga 12 ministrit 5 t’i merr VV dhe 7 t’i merr LDK e ndarja e ministive tjera te bëhet me short .

Te shkruhen emrat e ministrive ne leter prej 1 deri ne 12  dhe te hidhen mbi tavolin  e zgjedhja te bëhet me shor si në kampionatet e futbollit.

E para merr një numer LDK e dyta merr VV dhe keshtu te me radhë ti marrin numrat  deri ne 12 dhe ato ministri qe ua ka ra shorti, le ti udhëheqin secila parti.  Dy ministri le ti marrin minoritetet  ne bazë te Kushtëtutes dhe qeveria ti kete terësisht 14 ministri duke ia shtuar 2 ministri minoriteteve .

Ndersa postet tjera ti ndajnë 50 % me 50% dhe kjo do të ishte formula ma e mire pêr marrëveshje pa zhurmë të madhe .

Nese VV nuk do ta pranonte ketë formulë  te ndarjes se pushteteve  VV duket qartazi se nuk deshirojnë ta formojn Qeverin.

Edhe posti i presidentit te mirren vesh qe ti takoj LDK pas perfundimit te mandatit te presidentit aktual .

Kjo do te ishte formula ma e mirë për marrëveshje LDK VV.

(Kosova Sot Online)