Video e rrallë/Ja si Anton Çetta arriti t'i mbledhë gjysmë milioni njerëz të 'Verrat e Llukës'

  • 03 November 2019 - 13:05
Video e rrallë/Ja si Anton Çetta arriti t'i mbledhë gjysmë milioni njerëz të 'Verrat e Llukës'

Një fushatë e pazakontë shoqërore e cila filloj si nismë nga disa studentë më 1990, do ta bënte shumë të njohur profesorin e letërsisë dhe mbledhësin e folklorit Anton Çettën, i cili do të mbahet mend për kontributin e madh që dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.

Humanisti i madh dhe i urtë, Anton Çetta do të mbahet mend gjithmonë për kontributin e tij të madh që e dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve. 

‘Plaku i urtë’, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90, e krejt kjo falë këtij njëriu humanist.

Në një video të publikuar së fundi në rrjetet sociale thuhet se Çeta arriti të tubonte mbi një gjysmë milioni njerëz në një tubim, në Kuvendin e famshëm të ‘Verrat e Llukës’, në fshatin Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit.

Një histori shumë e bukur në një kohe kur shqiptarët e Kosovës u përfshin në fushatën mbarëpopullore për faljen e gjaqeve dhe pajtimin mes familjeve të hasmëruara.

E sot bëhen 24 vjet që kur vdiq plaku i urtë, Anton Çetta, e në kujtim të tij mund ta shikoni këtë video të rrallë.

 

Kuvendi madheshtorë i Pajtimit te VERRAT E LLUKËS me 1 maj 1990 ë

Posted by Deçani Sot on Saturday, February 3, 2018

(Kosova Sot Online)