Vijnë akuza të rënda, ky është paralajmërimi për Kosovën

  • 03 November 2019 - 17:54
Vijnë akuza të rënda, ky është paralajmërimi për Kosovën

“Që në fillim kjo prokurori u pa se janë nënshtrues të kanaleve dhe të rrjeteve mafioze të nëntokës. Nuk do koment dhe hollësi kur ne të gjithë jemi dëshmitar të kohës se sa skandalet, sa aferat korruptive janë bërë në Kosovë dhe askush nuk është dënuar,por shkojnë e denjon ndonjë të mitur ose të sëmurë psikik, dhe e bëjnë hallakam, kinse kanë bërë diçka, dhe shikoni tashme pa fije turpi se çka bëjnë në këtë lloj të fushatës. Këtë po e bëjnë vetëm pse po e humbin pushtetin padronët e tyre, cubat e bandave dhe klaneve mafioze”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 

Në kohën kur në krye të qeverisë së Kosovës po ndodhin ndryshimet e mëdha, ikja e PAN-it nga pushteti dhe fitorja vendimtare e opozitës, e cila në pushtet erdhi duke mbajtur lartë flamurin e luftës kundër krimit e korrupsionit, në institucionet e drejtësisë është duke ndodhur një ‘tërmet’ i madh. 

Kështu vlerësojnë analistët politikë, të cilët vazhdimisht e kanë parë sistemin e drejtësisë të ndikuar nga politika. 

Image
Reshat Badallaj

Këtë gjykim dhe vlerësim e jep edhe analisti politik, Reshat Badallaj, sipas të cilit ditëve të fundit, prokuroria e shtetit po del në baza ditore, me raporte alarmante të bërjes publike të shifrave për aktakuzat e ngritura, sado që nuk zbulohen dhe veçohen përmbajtjet e tyre dhe natyra e krimit. 

Analisti thotë për “Kosova sot Online” se kjo nuk është punë serioze dhe efektive, por është një praktikë e re mashtruese e shndërruar në fushatë, në një farsë të madhe të përpjekjes për përmirësimin e besimit dhe imazhit të humbur skajshmërisht për shkak të dështimeve të mëdha në luftimin e krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë në këto dy dekada të pas luftës. 

“Kjo po i ngjanë fushatës mashtruese zgjedhore të partive politike, që posa e marrin mandatin i harrojnë premtimet sepse askush nuk mundë të na bindë më se sistemi i drejtësisë nuk udhëhiqet nga nëntoka kriminale, bashkë me pushtetarët e inkriminuar që e kanë kapur shtetin dhe drejtësinë. Unë personalisht nuk besoj që në Kosove ka njeri normal me dy fije mend në kokë që i beson kësaj prokurorie, ashtu i thënçin, sepse budallallëqet e tyre nuk kanë skaj. Kjo është ditur por kaq poshtë dhe në fund të pusit të bjerë ky institucion, sikur ka ra tani, vërtetë është e pakuptimtë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.  

Më tej, Badallaj hedhë akuza të rënda ndaj organeve të drejtësisë.

“Që në fillim kjo prokurori u pa se janë nënshtrues të kanaleve dhe të rrjeteve mafioze të nëntokës. Nuk do koment dhe hollësi kur ne të gjithë jemi dëshmitar të kohës se sa skandalet, sa aferat korruptive janë bërë në Kosovë dhe askush nuk është dënuar,por shkojnë e denjon ndonjë të mitur ose të sëmurë psikik, dhe e bëjnë hallakam, kinse kanë bërë diçka, dhe shikoni tashme pa fije turpi se çka bëjnë në këtë lloj të fushatës. Këtë po e bëjnë vetëm pse po e humbin pushtetin padronët e tyre, cubat e bandave dhe klaneve mafioze”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj është i sigurt që me ndryshimet në qeverisjen e vendit, në krye të politikës do të vjen momenti për ç’kapjen e shtetit dhe të drejtësisë. 

“Deri më tash kemi një dëm të madh që i është shkaktuar vendit dhe kanë pësuar qytetarët, kur një kope të sistemit të drejtësisë së kalbur nuk vepruan si të ishin në xhungël, nuk kanë sipas Kushtetutës së vendit, por vepruan si u thonin ata krye vagabondët e tyre. Por kam bindje të plotë se shumë shpejtë do të dalin në dritë marrëzitë e tyre. Dështimet e këtyre bandave kriminale nuk mbulohen me kësi pisllëqesh, sepse minarja nuk futet dot në thes. Këta do të detyrohen të dalin edhe vetë një ditë para drejtësisë dhe të japin përgjegjësi”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)