Ish agjenti e ‘kryqëzon’ Hashim Thaçin, ja akuzat e rënda për Presidentin

  • 04 November 2019 - 07:35
Ish agjenti e ‘kryqëzon’ Hashim Thaçin, ja akuzat e rënda për Presidentin

“Ideja e ndarjes të Kosovës është ide e pastër Serbo Ruse e cila u përqafua pastaj nga presidenti i Kosovës në ikje Hashim Thaçi, i cili për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, për vrasjet politike, dhe si shef i UÇK-së, dhe për ta shpëtuar veten nga kryqëzimi i Dosjeve sekrete të UDB-së Serbe, pse jo edhe nga dosjet ndërkombëtare, tentoj që në dëm të Kosovës ta faktorizon veten edhe njëherë, sikur që e faktorizoi në kohen e konferencën e Rambujes, duke menduar se kështu do të del i pa lagur nga “gropa septike” e krimit që e ka krijuar vet në territorin e Kosovë nga lufta deri sot”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, duke folur për qëndrimin amerikan rreth bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për pajtim dhe normalizim të raporteve mes dy vendeve, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk janë të përqendruara fare në idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

E lidhur me këtë, eksperti i fushës së sigurisë, ish agjenti i SHIK-ut, Maim Miftari tha për “Kosova Sot Online” se kjo është edhe një goditje e rëndë për kreun e shtetit të Kosovës, mashtruesin dhe pazargjiun, Hashim Thaçin.

Image
Naim Miftari

“Unë personalisht nuk pres marrëveshje me një shtet agresor dhe fashist, sikur që është shteti i Serbisë, i cili i është ushtarakisht, politikisht dhe ekonomikisht i lidhur ngushtë me traktate të fshehta e publike me Rusinë. Tani më veç po shihet ashiqare që problemi i ndarjes të Kosovës kurrë nuk ka qenë temë as qellim i SHBA-ve por këtë ide e ka sjell në tavolinë Hashim Thaqi, sidomos kur u vendos pro serbi John Bollton në pozitën si këshilltar për siguri i presidentit Amerikan Donal Trump. Ideja e ndarjes të Kosovës është ide e pastër Serbo Ruse e cila u përqafua pastaj nga presidenti i Kosovës në ikje Hashim Thaçi, i cili për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, për vrasjet politike, dhe si shef i UÇK-së, dhe për ta shpëtuar veten nga kryqëzimi i Dosjeve sekrete të UDB-së Serbe, pse jo edhe nga dosjet ndërkombëtare, tentoi që në dëm të Kosovës ta faktorizon veten edhe njëherë, sikur që e faktorizoi në kohen e konferencën e Rambujes, duke menduar se kështu do të del i pa lagur nga “gropa septike” e krimit që e ka krijuar vet në territorin e Kosovë nga lufta deri sot”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, pos Serbisë dhe Rusisë dhe Hashim Thaçit, për ndarjen e Kosovës janë të interesuar jo hapur publikisht edhe Franca, sidomos shërbimi sekret francez, i cili idenë e Putinit, Vuçiçit edhe Edi Rames e Baton Haxhiut e kanë përkrahur këtë.

“Që nga fillimi dhe këtë fiks ide ja kanë sugjeruar lojtarit të tyre dikur informatorit dhe bashkëpunëtorit të tyre që sot fatkeqësisht është kryetar i Kosovës Hashim Thaçit ish pjesë e DGS, shërbimit sekret Francez me të cilin, Thaçi me siguri bashkëpunon edhe sot. Opsioni i ndarjes po kundërshtohet nga amerikanët sepse fillimi i lojës me kufij do të shpërthente një luftë të re, prandaj po ndëshkohet dhe kundërshtohet një projekt i tillë që e shndërron Ballkanin në fuqi baroti. Nëse ndahet Kosova do këtë luftë të sigurt në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Bosnjë ndoshta edhe në Mal të zi e Kroaci, mos të harrojmë se Serbia është duke u përgatitur ushtarakisht për luftë duke blerë mjete ofanzive raketa, aeroplan,helikopter,tanke, , autoblinda, dron të armatosur dhe pjesë të tjera të artilerisë nga Rusia dhe nga Kina, Nga ana tjetër është duke prodhuar edhe vet mjete të rënda të luftës që të përgatitet për çdo eventualitet të veprimit agresiv”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online” .

Sipas Miftarit, përpjekja për ndarjen e Kosovës do të prodhonte reaksion domino në mbarë Evropën dhe nuk dihet se ku do të ndalonte, pasi dy luftërat botërore e kanë pasur zanafillën në Evropë dhe në Ballkan.

“Edhe tani konflikti në Ballkan i intereson sidomos Rusisë për ta tërheq vëmendjen nga pushtimi i Krimesë, Çeçenisë, dhe një pjesë të Ukrainës, të Gjeorgjisë, të Sirisë .... e shumë shteteve tjera që i ka gllabëruar Ariu Rus dhe dëshiron ti mbaj si zona të interesit të vetë gjeostrategjik”, shtoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Miftari deklaroi se jo vetëm që tani nuk duhet lejuar qeverisja re e Kosovës të hapet tema e shkëmbimit të territoreve, por në prioritet si temë të parë duhet ta shtrojë në bisedime vetëm çështjen e dëmeve të luftës. dhe njohjen e shtetit të Kosovësnga Serbia, dhe më pastaj si dy shtete të pa varura në rajon të fillojnë bisedimet për tema të reja të normalizimit dhe bashkëpunimit në funksion të ruajtjes së paqes e stabilitetit.

“Prandaj me çdo kusht Qeveria e Kosovës duhet të kërkon llogari nga Serbja për krime dhe dëme të luftës e jo ta shpërblen atë me dhënien e territorit. Presidenti i jonë e donë veten e vetë më shumë sesa atdheun tonë. Për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, dhe për ta arritur këtë qëllim, ai është në gjendje që kufirin me Serbinë ta sjell akoma më afër, ta ofron deri në Prishtinë, pa i ardhur fare as keq e as turp”, përfundoi Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)