‘Mesazhi i qartë amerikan’, paralajmërimi: Ja çfarë e pret Albin Kurtin si kryeministër

  • 04 November 2019 - 07:37
‘Mesazhi i qartë amerikan’, paralajmërimi: Ja çfarë e pret Albin Kurtin si kryeministër

“I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthev Palmer,sapo solli mesazhin e qartë për qeverinë e re të Kosovës, që në prioritet të parë të fillimit të punës, ta ketë zhbllokimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse pa imponim nga jashtë. Ai e tha shumë qartë se zgjedhjet e fundit treguan fuqinë demokratike në vend, ku opinioni zgjodhi ndryshimin dhe ata që patën qëndrime të qarta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qëllime që i përqafojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Gani Qarri e ka vlerësuar si shumë serioz, madje konkret dhe për zbatim me urgjencë mesazhin të cilin SHBA-të e dërguan për institucionet dhe politikën kosovare, nëpërmes të të ngarkuarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthev Palmer gjatë qëndrimit të fundjavës në Prishtinë.

Sipas Qarri, Palmer e solli mesazhin e qartë për qeverinë e re të Kosovës, që në prioritet të parë të fillimit të punës, ta ketë zhbllokimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes pa imponim nga jashtë, dhe ndërtimin e shteti të fuqishëm të sundimit të ligjit, pa krim dhe korrupsion.

Qarri tha se qeveria e re e Kosovës në ardhje, duhet që tani të përgatitet për këtë sfidë serioze, ngase faktori ndërkombëtar është lodhur me lojërat që po e zvarritin këtë proces.

Image
Gani Qarri

“I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthev Palmer,sapo solli mesazhin e qartë për qeverinë e re të Kosovës, që në prioritet të parë të fillimit të punës, ta ketë zhbllokimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse pa imponim nga jashtë. Ai e tha shumë qartë se zgjedhjet e fundit treguan fuqinë demokratike në vend, ku opinioni zgjodhi ndryshimin dhe ata që patën qëndrime të qarta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qëllime që i përqafojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndaj ndërtimin e shteti të fuqishëm të sundimit të ligjit, pa krim e korrupsion dhe zgjidhja një herë e përgjithmonë e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbetet prioritet i SHBA-së,” tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti Qarri konsideron se deklarimi indirekt i Palmer se SHBA-ja e nxitë qeverinë e re për të parë normalizimin si përforcues të kësaj agjende, e jo si diçka që garon kundër kësaj, tregon më së miri interesin amerikan për ta filluar më shpejtë procesin e dialogut me Serbinë dhe arritjen eventuale të marrëveshjes për pajtim.

“Ky ishte mesazhi kryesor i SHBA-s, përçuar përmes z.Palmer dhe një sinjal i qartë për qeverinë e re të Kosovës që ti heq dorëzat dhe ti përvishet pa kompromis luftës kundër krimit dhe korrupsionit, veprimi i vetëm që kthen shpresën e humbur tek qytetarët në vend dhe përmirëson imazhin e shtetit të Kosovës tek faktori ndërkombëtar”, përfundoi analisti Qarri për “Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)