Vidhet banesa e biznesmenit shqiptar. dy vite më parë i’u grabit biznesi

  • 04 November 2019 - 08:15
Vidhet banesa e biznesmenit shqiptar. dy vite më parë i’u grabit biznesi

Banesa në pronësi të biznesmenit, Shpëtim Ahmeti, në Sarandë është vjedhur gjatë mbrëmjes së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2. Në momentin e grabitjes, në banesë nuk ndodhej asnjë njeri.

Policia e Sarandës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kujtojmë që biznesmenit Shpëtim Ahmeti, të cilit iu grabit banesa i është vjedhur edhe biznesi dy vite më parë.

(Kosova Sot Online)