Përleshen nxënësit në Mitrovicë, dyshohet për të shtëna me armë zjarri

  • 04 November 2019 - 08:47
Përleshen nxënësit në Mitrovicë, dyshohet për të shtëna me armë zjarri

Një përleshje në mes disa të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

 Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bëhet fjalë për një përleshje në mes të disa të rinjve. Katër nxënës janë marrë në pyetje, një prej tyre është i lënduar”, ka bërë të ditur Zahiti.

Zahiti ka theksuar se njësitet përkatëse të policisë janë duke u marrë më rastin.

Ndërkaq  media nga dëshmitarët mëson se dyshohet se në këtë përleshje janë përdorur edhe armë zjarri.

(Kosova Sot Online)