Haradinaj: Armatosja e Serbisë është kërcënim direkt për Kosovën

  • 04 November 2019 - 09:42
Haradinaj: Armatosja e Serbisë është kërcënim direkt për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë armatosja e vazhdueshme e Serbisë është kërcënim direkt për Kosovën.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia po e kërcënon paqen në rajon.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë

“Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”

(Kosova Sot Online)