Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

  • 04 November 2019 - 11:31
Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 14:00 është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë.

Trupi i pajetë i viktimës mashkull është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njësia përkatëse është duke e hetuar rasti. 

“Viktima mashkull K-Shqiptar është gjetur pa shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)