Arrestohet gjakovari për dhunë në familje

  • 04 November 2019 - 11:37
Arrestohet gjakovari për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje në Gjakovë një person pasi që i njejti ka keqtrajtuar fizikisht familjaren e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa më pas është kthyer në shtëpinë e saj.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 

“Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Pas tretmanit mjekësor viktima është kthyer në shtëpinë e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)