Çfarë domethënie ka lulja e vendosur Palmer e Vuçiq në xhaketat e tyre

  • 04 November 2019 - 12:10
Çfarë domethënie ka lulja e vendosur Palmer e Vuçiq në xhaketat e tyre

Presidenti serb, Aleksandër Vuciq u takua sot në Beograd me të dërguarin special të SHBA’së, për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ku temë kryesore ishte çështja e Kosovë për fillimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

Por, diçka që ra në sy nga mediat dhe vet Vuciq, ishte falënderimi i presidentit serb për Palmerin për vendosjen në xhaketë të lules ‘Natalijina Ramonda’.

‘Natalijina Ramonda’ është një lule që përfaqëson popullin serb deh përvojat që i kanë kaluar. 

Vucic e falënderoi Palmerin për aleancën mes Serbisë dhe SHBA’së që daton nga Lufta e Parë Botërore.

“Gjyshi i Palmerit, nga rruga, luftoi në Luftën e Parë Botërore që flet vëllime për aleancën tonë, faleminderit për atë gjest,” tha presidenti serb.

Përndryshe, Natalijina Ramonda është një lule që përfaqëson popullin serb dhe përvojat që i ka kaluar. Asaj i kanë vënë emrin sipas mbretëreshes serbe Natalija Obrenovic.

(Kosova Sot Online)