Kosovari e humb drejtimin në autostradën e Zvicrës

  • 04 November 2019 - 13:49
Kosovari e humb drejtimin në autostradën e Zvicrës

Një kosovar ka mundur të shkaktonte viktima në një aksident në Zvicër.

Në autostradën A1 të Cyrihut, kosovari e ka humbur drejtimin me veturën BMë X5 duke u përplasur me anësoret e rrugës.

Ngjarja ka ndodhur dje paraditë, ndërsa pasagjer me kosovarin ishte edhe një shtetas maqedonas.

Policia nuk ka bërë të ditur emrat e personave, por njofton se shoferi është një kosovar 37 vjeçar.

(Kosova Sot Online)