‘Trondit’ profesori: Ja pse duhet të rihapet rasti i Dino Asanajt, nuk është vetëvrarë, por...

  • 04 November 2019 - 16:06
‘Trondit’ profesori: Ja pse duhet të rihapet rasti i Dino Asanajt, nuk është vetëvrarë, por...

“Rasti i Dino Asanaj është një vepër e mbuluar me errësirë të rëndë dhe e cila kërkon domosdo një hapje të re të procedurës për hetime përfundimtare. Vetë fakti i vdekjes me therje të shumta të thikës tregon se dyshimet janë të rënda dhe kjo është në aspektin e veprimit mbi trup, shumë i pa besueshëm mbi një here me therje. Ka shumë vështirësi të besohet se pas therjes së parë në vende të ndjeshme dhe të dhimbshëm, njeriu të mundë të veproi kundër vetes akoma më tutje, edhe më tej, me disa therje të tjera vdekjeprurëse”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Pas rastit të Astrit Deharit, rast tragjik që përfundoi në burg duke u arsyetuar si vetëvrasje, kurse ekspertiza e bërë në Zvicër dëshmoi të kundërtën, se dyshohet se është vrarë nga personat brenda burgut, ekspertët e së drejtës bëjnë paralelizmin edhe me rastin e Dino Hasanajt, ish-drejtor i Bordit Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i cili në rrethana të paqarta u gjet i “vetëvrarë”, në qershorin e vitit 2012. Prandaj, analistët kërkojnë që i njëjti rast të dërgohet jashtë vendit për ekspertizë, ngase rasti i Asanajt është po ashtu një rast serioz për të cilin askush nuk beson se ka mundur të jetë vetëvrasje. 

Lidhur me këtë rast ka folur për “Kosova Sot Online”, njohësi i së drejtës, profesor Muhamet Kelmendi, sipas të cilit edhe rasti Asanaj mundë të jetë i manipuluar prandaj do të duhej rihapur për hetim.

Image
Muhamet Kelmendi

“Rasti i Dino Asanaj është një vepër e mbuluar me errësirë të rëndë dhe e cila kërkon domosdo një hapje të re të procedurës për hetime përfundimtare. Vetë fakti i vdekjes me therje të shumta të thikës tregon se dyshimet janë të rënda dhe kjo është në aspektin e veprimit mbi trup, shumë i pa besueshëm mbi një here me therje. Ka shumë vështirësi të besohet se pas therjes së parë në vende të ndjeshme dhe të dhimbshëm, njeriu të mundë të veproi kundër vetes akoma më tutje, edhe më tej, me disa therje të tjera vdekjeprurëse. Dhimbjet që krijohen janë të rënda dhe çdo njeri mundet vetëm për herën e parë me vepruar ashpër me qellim të mbytjes, sepse dihen dhimbjet, dhe njeriu e lënë në gjysmë vetëvrasjen”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesor Kelmendit, vetëvrasjet zakonisht bëhen me një goditje plumbi, ose me një therje në vendet më vdekjeprurëse apo me hedhje nga lartësia, por assesi në mënyrat se si ka ndodhur te Dino Asanaj dhe rasti Dehari.

Këto dy raste, sipas Kelmendit flasin më së miri për nivelin e kapjes së sistemit të drejtësisë kosovare nga krimi i organizuar, dhe nevojën e pastrimit përmes procesit të ligjit Veting. 

“Këto janë disa të dhëna që tregojnë nivelin e sistemit të drejtësisë që kemi në Kosovë. Kjo na dërgon gjithashtu rritjen e mosbesimit ndaj sistemit të drejtësisë, dhe kjo e provon edhe më shumë domosdoshmërinë e një VETTING-u në shtetin tonë. Unë nuk njoh forma të tjera. Pa spastrimin e KPK-së dhe të KGJK-së kurrë nuk spastrohet prokuroria dhe gjykatat në vendin tonë sepse këto shkojnë bashkërisht”, përfundoi Muhamet Kelmendi “për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)