Shpend Ahmeti e shpërblen sërish me tender Blerim Devollin!

  • 05 nëntor 2019 - 07:34
Shpend Ahmeti e shpërblen sërish me tender Blerim Devollin!

Në muajin Tetor, prokurimi ka bërë publik njoftimin lidhur me kontratën e radhës të nënshkruar nga komuna e Prishtinës,të cilin tender në vlerë prej 288 mijë euro sërish ia kanë dhënë Blerim Devollit shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Duke u bazuar në njoftimin për kontratë, rezulton se furnizimi me qumësht për institucionet arsimore të Komunës së Prishtinës, ka kushtuar me një shumë marramendëse për 3 muaj furnizim.

Sipas dokumentit, kohëzgjatja e kontratës është bërë për  3 muaj, dhe vlera e saj kap shifrën 288.000,00  euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Abrazen” L.L.C- nga Istogu, kompani kjo e Blerim Devollit.

Siq duket edhe pas humbjes drastike në kryeqytet, Shpend Ahmeti nuk po mbushet mend dhe në vend se të punoj për qytetarët, ai po vazhdon t`i mbetet besnik vetëm oligarkëve duke i shpërblyer sërish me tender , siq është rasti me Blerim Devollin, në jahtin e të cilit ishte fotografuar kryetari i Prishtinës.

(Kosova Sot Online)