‘Kupola e krimit’, kërkohet pastrimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

  • 05 November 2019 - 07:39
‘Kupola e krimit’, kërkohet pastrimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

“Shpresojmë se ky Këshill i sistemit të kalbur gjyqësor ndoshta me një qeverisje në të mirë të popullit do tí bartin çaklat. Kjo kope të këtij sistemi puthadorësh nuk ishte në anën e popullit, prandaj edhe populli nuk i beson dhe i ka parë se janë të lidhura me majat e larta të shtetit, pra kryebanditëve që Kosovën e futën në qorr sokak. Fshesa e mbeturinave do t´i pastronte këta faqezinj si në nivelin qendror si në atë lokal”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një analizë që i ka bërë sistemit të drejtësisë, ka raportuar se sistemit gjyqësor do t’i duhet më shumë se një shekull që të përfundojë të gjitha lëndët e pazgjidhura civile.

Duke analizuar këtë konstatim skandaloz, analistët dhe njohësit e fushës së të drejtës theksojnë se ky është një tregues i qartë që flet se si është bërë drejtësia në Kosovë, mall i cili kontrabandohet siç urdhëron nëntoka kriminale dhe pushtetarët e inkriminuar.

Sipas analistëve, është shqetësues konstatimi se nga institucionet e drejtësisë në Kosovë, pa pikë problemi qytetarëve iu zvarriten lëndët, duke ua cenuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe askush nuk jep përgjegjësi për këtë lojë të kundërligjshme.

Analisti politik, Reshat Badallaj thotë se urgjentisht duhet të shkarkohet i tërë Këshilli gjyqësor i Kosovës, i cili po lejon këto padrejtësi, dhe këtë inkriminim të gjyqtarëve në të gjitha nivelet dhe në të gjitha gjykatat.

Image
Reshat Badallaj

“Kjo me se miri tregon se çfarë sistemi te kalbur gjyqësor kemi në Kosovë. Pra, është tepër e pa kuptimtë dhe budallallëk i llojit të vetë në qoftë se, mendon ndonjë njeri normal se vepron ky sistem i fëlliqtë, ky sistem i thënçin gjyqësor, dihet dhe është parë se asgjë nuk vepron pa urdhrin e kryebanditëve të majave të shtetit dhe atyre të bandave politike. Kjo kope e faqes së zezë, a nuk është turp vetëm të mendojnë se për se e kanë dhënë betimin dhe të flasësh me ndonjërin e kësaj bande, kush e di se çfarë arsyetime gjejnë. Në fakt dihet se arsyetimet janë pa bazë por kjo ndryshe thuhet se është vetëm rrenë dhe asgjë tjetër”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj përgjegjësinë kryesore e hedh tek mosfunksionimi i KGHK-së, prandaj kërkon shkarkimin e plotë të kësaj strukture ekzistuese, për ta zëvendësuar me një përbërje tjetër profesionale dhe me kompetencë.

“Duhet të shkarkohet e tëra kjo bandë e sistemit gjyqësor e instaluar nga Beogradi, që me siguri thonë se të gjithë qytetarët e vendit janë të barabartë para ligjit. Po t´i pyesësh jam i sigurt që ata kështu do të përgjigjen por nuk e thonë të vërtetën, ata gënjejnë. Unë mendoj se para se të shkarkohen urgjentisht, po të kishin një grimë fytyre ky grup që po i thonë Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të duhej të dorëhiqen pa aguar drita, por këtë nuk e bëjnë këta të pa fytyrë. Pra lëndët e pazgjidhura kanë edhe një bisht prapa se aty ndikon politika pa me të voglin dyshim. Shpëtim për tërë Kosovën do të ishte që ky grup apo si pi thonë, Këshillë Gjyqësor, do të ishte mirë te thyente qafen pikërisht si ata kryebanditët që i dënoi populli me votë“, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti Badallaj pret që qeveria e re e Kosovës, të jetë më e guximshme për të kërkuar llogari nga KGJK-ja, prandaj ndryshimi i madh dhe shkarkimi i kupolës së tashme, do të ndodhë pasi të ndërtohet qeveria e re.

“Shpresojmë se ky Këshill i sistemit të kalbur gjyqësor ndoshta me një qeverisje në të mirë të popullit do tí bartin çaklat. Kjo kope të këtij sistemi puthadorësh nuk ishte në anën e popullit, prandaj edhe populli nuk i beson dhe i ka parë se janë të lidhura me majat e larta të shtetit, pra kryebanditëve që Kosovën e futën në qorr sokak. Fshesa e mbeturinave do t´i pastronte këta faqezinj si në nivelin qendror si në atë lokal”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)