Vjen akuza e rëndë: Dino Asanaj është vrarë, ja vetëm ku zbulohet e vërteta

  • 05 November 2019 - 07:51
Vjen akuza e rëndë: Dino Asanaj është vrarë, ja vetëm ku zbulohet e vërteta

“Të gjitha dyshimet që po dalin tani rreth vetëvrasjes së supozuar të Dino Asanajt, na lënë të mendojmë se duhet dërguar edhe rastin e tij tek Instituti i Zvicrës apo tek ndonjë institut tjetër ndërkombëtar, që të zbulohet e vërteta. Kjo është bindje e shumicës edhe nga ana e qytetarëve të Kosovës, se nuk mundë të besohet të ketë qenë vetëvrasje rasti i Dino Asanajt, ish-drejtorit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, sepse nuk ka njeri normal që ta beson se një njeri mundë të bëjë sulm me mjet të ftohtë, me thikë kundër vetvetes duke u vetë goditur hiq më pak se 11 herë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Mbetja në errësirë për më shumë se 7 vite, e rastit enigmatik të ish drejtorit të Bordit të AKP-së, Dino Asanaj, i cilësuar si vetëvrasje, po bëhet tani e gjithnjë më aktual duke kërkuar rihapjen e rastit për hetime, dhe mundësisë së dërgimit të rastit edhe jashtë vendit, sikur që u veprua me hetimet për Astrit Deharin.

Ka qenë avokati i njohur, Tomë Gashi, ai i cili në një deklaratë për medie ka thënë se është i sigurt që Dino Asanaj, ish-drejtor i Bordit Agjencisë Kosovare të Privatizimit, nuk ka bërë vetëvrasje, por është vrarë.

Bazuar në këtë deklaratë të Gashit, analistët politikë dhe njohësit ë se drejtës kërkojnë që edhe ky rast, sikurse ai i Astrit Deharit, t’i nënshtrohet një ekspertize ndërkombëtare.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Ragip Guraziu.

“Është tepër e domosdoshme që të rihapet ky rast. Mendoj se edhe ky rast duhet dërguar tek Instituti i Zvicrës apo tek ndonjë institut tjetër ndërkombëtar, që të zbulohet e vërteta, sepse e gjithë kjo deri më tani po flet se si sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kriminalizuar dhe i kontrolluar nga nëntoka kriminale dhe pushtetarët e inkriminuar”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Image
Ragip Guraziu

Sipas Guraziut, asnjë njeri normal nuk mundë ta merr si të besueshëm raportim e analizave nga institucionet vendore të hetuesisë dhe mjekësisë ligjore, sipas të cilave thuhet të ketë bërë vetëvrasje Dino Asanaj.

“Ai tregim fantastik nuk mundë të besohet, duhet të rihapet dhe të hetohet rasti, qoftë edhe me ekspertizë ndërkombëtare. Patjetër të zbulohet edhe vrasja e Dino Asanajt, sikur që u zbardh kjo e Astrit Deharit. Si mundë të besohet ai tregim fantastik për një njeri që është vetëvrarë kinse drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në zyrën e tij, duke u vetë goditur për vdekje me një mjet, armë e ftohtë, thikë, disa herë, dhe se ishte vetëm në zyre kur u krye akti i vrasjes dhe pas pak orësh ndërroi jetë në QKUK, pas plagëve të marra me thikë në zyrën e tij në “Fshatin Ndërkombëtar” në Prishtinë, dhe po nga ajo ditë nuk është arrestuar askush lidhur me rastin”, shtoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu thotë se është konstatim me vend, madje shumë profesional deklarimi i avokatit Tomë Gashi për këtë rast, e që sipas tij është e sigurt qind për qind se Dino Asanaj nuk ka bërë vetëvrasje, por është vrarë, prandaj duhet dërguar hetimet tutje.

“Të gjitha dyshimet që po dalin tani rreth vetëvrasjes së supozuar të Dino Asanajt, na lënë të mendojmë se duhet dërguar edhe rastin e tij tek Instituti i Zvicrës apo tek ndonjë institut tjetër ndërkombëtar, që të zbulohet e vërteta. E vërtetë duhet të zbulohet dhe të shohim deri në detaje se si nuk po funksionon, ose po keq funksionin sistemi i drejtësisë së Kosovës i kapur tërësisht nga rrjetet mafioze e kriminale. Kjo është bindje e shumicës edhe nga ana e qytetarëve të Kosovës, se nuk mundë të besohet të ketë qenë vetëvrasje rasti i Dino Asanajt, ish-drejtorit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, sepse nuk ka njeri normal që ta beson se një njeri mundë të bëjë sulm me mjet të ftohtë, me thikë kundër vetvetes duke u vetë goditur hiq më pak se 11 herë”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)