E la pasagjeren të ulej në karrigen e tij, pilotit kinez i ndalohet pilotimi përjetë

  • 05 November 2019 - 09:37
E la pasagjeren të ulej në karrigen e tij, pilotit kinez i ndalohet pilotimi përjetë

Një piloti kinez i është ndaluar drejtimi i aeroplanëve përjetë pas publikimit të një fotografie ku shihej një udhëtare që kishte hyrë në kabinën e pilotëve gjatë fluturimit.

Fotografia ishte bërë në janar në aeroplanin e kompanisë “Air Guilin”, por u shpërnda shumë gjatë kësaj jave, duke bërë që kjo kompani të marrë masa ndaj pilotit të vet.

Në fotografi shihet një grua e ulur në ulësen e pilotit, ndërsa para vetes i ka disa pije freskuese. Kompania ajrore tha përmes një deklarate se piloti i ka shkelur rregullat e sigurisë ajrore.

Gruaja e kishte publikuar fotografinë me mbishkrimin “Faleminderit kapitenit. Shumë e lumtur”. Besohet që ajo është praktikante për stjuardesë.

Sipas Administratës së Aviacionit Civil të Kinës, pasagjerët nuk kanë të drejtë të hyjnë në kabinën e pilotit pa leje të veçantë ose pa ekzistuar rrethanat e nevojshme.

Kompania ajrore i ka suspenduar për kohë të pacaktuar edhe disa persona të tjerë që ishin përfshirë në këtë incident, ndërsa autoritetet e kanë nisur hetimin e rastit.

Vitin e kaluar, një kompani kineze e kishte suspenduar nga puna për gjashtë muaj një pilot pasi ai e kishte futur në kabinë bashkëshorten e vet, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)