Gjendet vajza e zhdukur në Prizren, dyshohet se është dhunuar

  • 05 November 2019 - 12:04
Gjendet vajza e zhdukur në Prizren, dyshohet se është dhunuar

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person nën dyshimet se ka dhunuar një vajzë.

E njëjta ishte në kërkim të policisë. Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit viktima pas ekzaminimit është liruar në shtëpi, derisa, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin për dhunim të viktimës femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit viktima pas ekzaminimit në IML lirohet në shtëpi, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)