Parashikim i rëndë për të ardhmen PDK-së dhe Kadri Veselit, ja cila arsyeja!

  • 05 November 2019 - 12:48
Parashikim i rëndë për të ardhmen PDK-së dhe Kadri Veselit, ja cila arsyeja!

“Rënien dhe daljen nga skena politike të PDK-se e kam parashikuar dy-tre vite, para se të krijohej PAN-i, pa e ditur se PAN-i do të krijohet. Kam shkruar se pavarësisht rezultatit të votimeve, edhe kësaj radhe PDK do të jetë pjesë e qeverisë, dhe kurrë më në qeveri. Në një periudhë 7-10 vjeçare PDK do të dal nga skena politike e Kosovës, bile kam qenë në dilemë me periudhën 5-7 vjeçare. Tani PDK-në e shoh si kufomë politike”, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik dhe eksperti i sigurisë, Xhevat Meha, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilët sollën një ndryshim të madh në skenën politike të Kosovës, konstaton se me këto ndryshime skena politike do të vazhdojë të tkurret dhe ngushtohet akoma më shumë, pasi është koha pastrimit, e reformimit dhe ristrukturimit të partive politike, për të mos u ndëshkuar edhe në të ardhmen, sikur që u ndëshkuan në zgjedhjet e fundit parlamentare PDK-ja me partnerët qeverisës të koalicionit PAN.

Image
Xhevat Meha

Sipas analistit, Meha rezultati i votimeve të fundit ka krijuar ndryshime të rëndësishme në skenën politike si rënia e PDK-se dhe dalja nga parlamenti e NISMA-s, AKR-së dhe PSD-së.

Sipas Mehës, këtu janë tre subjekte politike që meritojnë vëmendje për t'u analizuar: PDK LDK dhe VV.

Sipas kësaj analize, ndëshkimit të madh për popullit i është nënshtruar edhe PDK-ja që do ta ketë të vështirë tani të rikthehet edhe njëherë në skenën politike të vendit.

“Rënien dhe daljen nga skena politike të PDK-se e kam parashikuar dy-tre vite, para se të krijohej PAN-i, pa e ditur se PAN-i do të krijohet. Kam shkruar se pavarësisht rezultatit të votimeve, edhe kësaj radhe PDK do të jetë pjesë e qeverisë, dhe kurrë më në qeveri. Në një periudhë 7-10 vjeçare PDK do të dal nga skena politike e Kosovës, bile kam qenë në dilemë me periudhën 5-7 vjeçare. Tani PDK-në e shoh si kufomë politike”, tha Meha për “Kosova Sot Online”. 

Analisti Meha thotë se si subjekte politike nga të cilat ka pritur dhe pret të ndërtohen partitë politike të ekonomisë së tregut janë vetëm LDK dhe VV, dhe kjo shpejtë do të dëshmohet në kohë dhe në veprime.

“Brenda VV-së para disa viteve kishte përpjekje që nga brenda të ndryshoj. Një grup bëri disa përpjekje por nuk ia doli dhe vendosi që përpjekjet për ndërtimin e një të majtë të ekonomisë së tregut i vazhdoj si subjekt në vete. LDK nuk ka bërë ende ndonjë përpjekje serioze të ndërtohet parti politike e djathtë e ekonomisë së tregut mirëpo ka lëvizje. VV bëri lëvizje në drejtim të ndërtimit të një partie politike e majtë e ekonomisë së tregut. Kjo u bë me ndryshimin e kursit politik të prijësit të saj Albin Kurti. LDK në Kuvendin e fundit zgjedhor vendosi "modelin e babës" si ecje përpara mirëpo kandidat për Kryeministër caktoi Vjosa Osmanin. Edhe Albini edhe Vjosa paraqitën programe qeverisëse elektorale të ngjashme. Këto programe qeverisëse ishin pamje e re edhe për VV-në edhe LDK-në”, tha Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

“Me deklarata nuk ndërtohet realiteti po realiteti i ri ndërtohet me veprime konkrete. Tani ka mbetur që të presim dhe të shohim çka do të dal nga veprimet konkrete të qeverisë VV-LDK që pritet të ndërtohet”, përfundoi analisti Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)