Vdes 60-vjeçari në vendin e punës

  • 05 November 2019 - 17:49
Vdes 60-vjeçari në vendin e punës

Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës në fshatin Milloshevë. Policia e ka iniciuar rastin si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 13:30 policia është informuar se në Milloshevë ka humbur jetën një person. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar rastin “Asgjësim, dëmtim, ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Viktima R.C. është i moshës afro 60-vjeçare dhe ka punuar në një betonjerkë në Milloshevë.

(Kosova Sot Online)