Përfaqësuesi i VV-së në KQZ: Nesër jemi gati për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve

  • 05 November 2019 - 18:24
Përfaqësuesi i VV-së në KQZ: Nesër jemi gati për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustem, është shprehur se qysh nesër janë të gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare pas vendimit të Gjykatës Supreme për t’u numëruar 1806 pakot me fletëvotime nga mërgata.

Rrustemi ka shkruar në Facebook se me vendimin e Supremes e drejta e mërgimtarëve për të votuar u rikthye.

“Bashkatdhetarët e kishin kryer pjesën e tyre që kur e kanë nisur fletëvotimin. Sot, e drejta e tyre u rikthye. Votat nga mërgata do të numërohen sonte. Nesër, jemi gati edhe për shpalljen e rezultateve përfundimtare”, ka shkruar Rrustemi.

Gjykata Supreme sot ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendsoje sa i përket 1806 kutive me vota të ardhura nga diaspora. media ka siguruar këtë vendim.

Aty shkruhet se miratohet si e bazuar ankesa e VV që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa derisa, detyrohet KQZ-ja që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 1806 pako me fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.

Me vendimin e PZAP-së refuzohej si i pabazuar apeli i subjektit politik VV me të cilën kishin kërkuar që 1806 pako të fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, të pranuara në KQZ të procedohen si fletëvotime të rregullta, si dhe të lejohet numërimi i të njejtave në QNR.

(Kosova Sot Online)