Ja kush paralajmëron ‘tërmet’ politik në Kosovë, këto parti do të shuhen...

  • 05 November 2019 - 20:07
Ja kush paralajmëron ‘tërmet’ politik në Kosovë, këto parti do të shuhen...

“Votuesit e rinj dhe ata të frustruar bënë ndryshimin e madh dhe arritën t`ua ndërpresin qëndrimin në pushtet partive të kriminalizuar,ndaj edhe PDK-ja, nëse nuk pastrohet nga elementët e inkriminuar, në një të ardhme të afërt,mund ta përjetojë fatin e PSD-së së Shpend Ahmetit, dhe të NISMES së Fatmir Limajt e AKR-s së Behxhet Pacollit, pasi që qytetarët e Kosovës tanimë i kanë identifikuar veprimet e saj antiligjore dhe inkriminuese”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

 

Duke bërë bilancin e fundit të zgjedhjeve të 6 tetorit, analistët politikë vlerësojnë se tronditja elektorale që shkaktoi tërmet mbi skenën e deritanishme keqqeverisëse, ishte ndëshkim më i madh i partive të inkriminuara që mbi një dekadë me radhë kanë kontaminuar politikbërjen, dhe që kanë kapur çdo pore të shtetit dhe ngulfatur gjithë Kosovën.

Sipas analistëve, kjo është një arsye pse u ndëshkuan partitë politike qeverisëse në dekadat që po lëmë pas, dhe nxorën fituese një parti politike akoma të pa sprovuar, LVV-në në kombinim me LDK-në, që akoma njihet parti politike më e moderuar dhe premton qasje serioze ndaj shtetit dhe qytetarit. 

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri duke folur për këto zhvillime dramatike, thotë se në të ardhmen pritet të shuhen tërësisht edhe parti të tjera politike, që do ta kenë fatin e njëjtë të AKR-së së Behgjey Pacolllit, të PSD-së së Shpend Ahmetit dhe NISMA-s së Fatmir Limajtm, të cilat janë në rrezik edhe të shuhen pas dështimit në zgjedhjet e 6 tettorit.

“Votuesit e rinj dhe ata të frustruar bënë ndryshimin e madh dhe arritën t`ua ndërpresin qëndrimin në pushtet partive të kriminalizuar,ndaj edhe PDK-ja, nëse nuk pastrohet nga elementët e inkriminuar, në një të ardhme të afërt,mund ta përjetojë fatin e PSD-së së Shpend Ahmetit, dhe të NISMES së Fatmir Limajt e AKR-s së Behxhet Pacollit, pasi që qytetarët e Kosovës tanimë i kanë identifikuar veprimet e saj antiligjore dhe inkriminuese”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”

Sipas Qarrit, PDK-ja veç e ka marr sinjalin serioz të ndëshkimit, andaj gjendet para një situatë që duhet të vendosin për tu shuar si të inkriminuar, apo për tu pastruar dhe reformuar me figura të reja të pa korruptuara, që mundë të iu besohet qeverisja në të ardhmen.

“Vet fakti se PDK, pësoi rezultatin më të ulët elektoral që nga themelimi i saj, dëshmon se skena politike në Kosovë do të vazhdojë të tkurret dhe ngushtohet edhe më tej, duke u pastruar nga subjektet e inkriminuara vendore të cilat u ndëshkuan me meritë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Votuesi i Kosovës, jo vetëm se dënoi në mënyrën e duhur mafinë politike dhe partitë e deridjeshme në pushtet, por ka vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e partive të inkriminuara si PDK-së, me humbësin e madh të këtyre zgjedhjeve, kreun e SHIK-ut dhe mashtruesin Kadri Veselin”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri konstaton se nga vetë fakti që brenda tri vitesh në Kosovë u mbajtën 2 palë zgjedhje parlamentare, kjo situatë flet shumë për paaftësinë e partive aktuale politike për të udhëhequr me shtetin dhe krijuar një qeveri stabile, prandaj qytetari u zgjua dhe filloi vlerësimin dhe ndëshkimin e secilit sipas meritës. 

“Ndaj të gjitha këto parti,përfshi PDK-në si subjekti kryesor që ka qenë dhe mbetet burim dhe kultivuese e të gjitha formave të zhvatjes, instalimit të nepotizmit në institucione, korrupsionit galopant dhe krimit të organizuar,votuesi i ri, dëshmoi se jo vetëm që di ti zbres me një të rënë nga pushteti, por me goditjen e radhës,mund ti dërgojë edhe në pension të parakohshëm politik”, përfundoi analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)