Ligji Vetting, goditja e vetme për nëntokën kriminale

  • 06 November 2019 - 07:31
Ligji Vetting, goditja e vetme për nëntokën kriminale

“Gjithmonë e kam kërkuar VETTING-un që t´i pastroj këto mbeturina. Por po jap vetëm një shembull nga disa prej 101 shembujsh. Sa e sa herë faktori ndërkombëtar, ambasador të huaj, dhe bile të shteteve më të fuqishme të botës ju kanë tërhequr vërejtjen se si të luftojnë korrupsionin, dhe këta faqezinj, këta matrapaz nuk bënë asgjë. Sa skandale e afera kanë ndodhur në Kosovë, sa e sa qindra miliona euro është vjedhur buxheti i shtetit, sa kontrabanda është bërë në veri me arin e zi ku futeshin miliona maune, dhe mendoni se nuk ishin në dijeni kjo kope e faqes së zezë?!”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sistemi i drejtësisë, një nga shtyllat kryesore të shtetit të Kosovës, sipas analistëve të politikës dhe ekspertëve të drejtësisë, vazhdon të jetë pika më e dobët e funksionimit dhe e kapur rëndë nga mafio-politika, krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Kjo është një arsye tepër e fuqishme që i bënë njohësit e kësaj fushe, të kërkojnë nga ekzekutivi i ri në ardhje reformim të plotë dhe profesional të drejtësisë në Kosovë.

Për këtë çështje ka folur për “Kosova Sot Online” analisti, Reshat Badallaj, sipas të cilit, për ta pastruar tërë sistemin, kërkohet që urgjentisht të ndërrohet e gjithë struktura e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pasi që për vite të tëra drejtuesit e këtij Këshilli janë dëshmuar se janë vetëm servil të politikës së inkriminuar dhe asgjë tjetër.

Image
Reshat Badallaj

ë“Unë e kërkoj këtë sepse më duhet ta shtroj edhe një pyetje: A e di populli që kupola e krimit është pikërisht në sistemin e kalbur gjyqësor, a e di populli se sistemi i kalbur gjyqësor na ka qitur hije të zezë në botën e qytetëruar, por, a e dini se sa krenar jam unë se po vërtetohet se ajo që kam thënë vite të tëra se nuk duhet besuar fare, ama aspak kësaj koje të faqes së zezë. Në këtë dikaster, në përgjithësi janë të ulur spiunët dhe argatët më të thershëm të kasapit fashist Slobodan Millosheviqit, langonjtë që i kanë shërbyer qenit plak Titos dhe secili, ama secili ka mbajtur fotografin e këtij satrapi të varur në oda për të ju treguar shqiptarëve se janë langonj serbosllav. Pikërisht kjo kope mbeturinash kanë dënuar shqiptarët me montime politike dhe bile i kanë njollosur, dhe kjo farë e ndyrë, kjo farë jashtëqitjesh është mëkat të ndanë drejtësi”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti Badallaj pastrimin e drejtësisë e sheh përmes ligjit Vetting, dhe në asnjë mënyrë tjetër, sepse po ai ligj do të godet rëndë dhe pastron edhe KGJK-në edhe KPK-në, për të vazhduar tutje në nivelin e të gjitha prokurorive të vendit dhe të gjykatave, duke kujtuar se janë edhe ambasadorët e huaj që po e kërkojnë pastrimin e drejtësisë kosovare nga lidhja me krimin.

“Gjithmonë e kam kërkuar VETTING-un që t´i pastroj këto mbeturina. Por po jap vetëm një shembull nga disa prej 101 shembujsh. Sa e sa herë faktori ndërkombëtar, ambasador të huaj, dhe bile të shteteve më të fuqishme të botës ju kanë tërhequr vërejtjen se si të luftojnë korrupsionin, dhe këta faqezinj, këta matrapaz nuk bënë asgjë. Sa skandale e afera kanë ndodhur në Kosovë, sa e sa qindra miliona euro është vjedhur buxheti i shtetit, sa kontrabanda është bërë në veri me arin e zi ku futeshin miliona maune, dhe mendoni se nuk ishin në dijeni kjo kope e faqes së zezë?! Por, të gjitha kontrabandat që janë bërë e kanë shtri Kosovën për toke, janë bërë pikërisht nga këta kryebanditët e majave të shtetit, nga krye vagabondët e qeverisë dhe të kuvendit të bandave politike”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, pastrimi i drejtësisë nuk mundë të bëhet vetëm me largimin e disa individëve, por kërkon ndërhyrje dhe pastrim të thellë, duke hetuar dhe zbuluar të kaluarën e secilit zyrtar në këtë sistem, madje pa i kursyer prangat dhe dërgimin në burg për të bërat e tyre kriminale.

“Unë nuk do të pajtohesha vetëm me pastrimin e Këshillit Gjyqësor,por urgjentisht të shkarkohen dhe të burgosen të gjithë një nga një, ata që e meritojnë, rrugë tjetër nuk ka. Duhet të presim vetëm edhe pak sepse nuk ka qare pa u zbardhur e kaluara e secilit, një nga një, matrapazllëqet e tyre, se me cilin krim të nëntokës kriminale janë të lidhur dhe nga kush janë të dirigjuar. Pra, nuk do të mjaftonte vetëm ndërrimi i tyre. Për të ecur Kosova përpara, pikërisht duhet goditur shumë ashpër ky dikaster me faqe të zezë që mesi po e mban tok, a dhe pastaj, pas tyre varg e vij, do vijnë krye vagabondët dhe krye banditët që kanë qenë të veshur me xhaketën shtetërore”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)