Zbardhet i gjithë plani i Hashim Thaçit: Kjo është frika e Presidentit

  • 06 November 2019 - 07:43
Zbardhet i gjithë plani i Hashim Thaçit: Kjo është frika e Presidentit

“Mbase plani i Thaçit për rregullimin e zyrës së presidentit do të kuptohej si "qëllim mirë", sikur një kërkesë të tillë ta bënte në fillim të mandatit të tij, por jo tani kur këtij po i vjen fundi, vetëm edhe një vit e disa muaj në postin e presidentit, e në mos më pak, nëse partnerët e rijnë të koalicionit të ri qeverisës i mbajnë fjalët për shkarkimin e tij në njërën nga seancat e para të legjislaturës së re, premtim ky elektoral i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Lajmi i cili u publikua së fundi në media, se Hashim Thaçi po bënë përgatitjet e fundit që ta zhvendos kabinetin e presidentit, nga objekti i Kuvendit të Kosovës në objektin e Ministrisë së Kulturës, ka ngjallur reagimet e ashpra kritike të analistëve politikë, të cilët e shohin këtë projekt pak para fundit të mandatit të Thacit, si një projekt të pastër abuziv e korruptiv për përfitime personale.

Për këtë plan të Thaçit, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Florim Zeqa, sipas të cilit, abuzimi dhe shpërdorimi i parasë publike është praktikë e pushtetarëve të papërgjegjshëm, të pasinqertë dhe hipokrit të vendit tonë, e në mesin e tyre bënë pjesë edhe Hashim Taçi.

Image
Florim Zeqa

“Përmes shpikjes së investimeve në institucione dhe në emrin e tyre, soji i keq i politikanëve i kanë krijuar vetes pasuri marramendëse. Duke e menduar vetën si mbretër të këtij vendi, politikanët e papërgjegjshëm buxhetin e shtetin e shfrytëzojnë për luks personal dhe promovimin e vetës së tyre në arenën ndërkombëtare, siç ishte rasti i presidentit Hashim Thaçi, i cili vitin e kaluar i shfrytëzoi qindra mijëra euro të buxhetit të shtetit për botimin e librit autobiografik, vetëm për interesat e tij karrieriste pa e dhënë asnjë llogari për shpenzimet enorme të një libri me fakte të shtrembëruara dhe pa vlera letrare. Edhe tani, mbrapa planit të Hashim Thaçit për të ndërruar zyrat e kabinetit të presidentit, tani kur është në fazën e fundit të përmbylljes së mandatit të tij presidencial, fshihet plani për abuzimin skandaloz me buxhetin e shtetit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Për më tepër Zeqa dyshon se Thaçi tani po i frikësohet edhe masës së shkarkimit nga pozita e presidentit, një zotim i LDK-së dhe VV-së gjatë fushatës zgjedhore, prandaj ka zgjedhur këtë moment kritik pa institucione funksionale për tu nisur në gjueti të zhvatjes së buxhetit.

“Mbase plani i Thaçit për rregullimin e zyrës së presidentit do të kuptohej si "qëllim mirë", sikur një kërkesë të tillë ta bënte në fillim të mandatit të tij, por jo tani kur këtij po i vjen fundi, vetëm edhe një vit e disa muaj në postin e presidentit, e në mos më pak, nëse partnerët e rijnë të koalicionit të ri qeverisës i mbajnë fjalët për shkarkimin e tij në njërën nga seancat e para të legjislaturës së re, premtim ky elektoral i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Kërkesa e Hashim Thaçit duhet të refuzohet kategorikisht nga ana e qeverisë në ardhje gjatë hartimit të buxhetit për vitin në vijim, për shkak se zyra e presidentit nuk ka dhënë llogari as për shpenzimet e qindra mijëra eurove të cilat i shpenzoi vitin e kaluar për botimin e librit autobiografik të Hashim Thaçit”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje, sipas analistit Zeqa, sido që të analizohet plani i Thaçit në këtë kohë, del se në prapaskenë fshihet përfitimi personal e jo interesi institucional.

“Pra, ky është ky edhe një skenar tjetër i përfitimit personal nga ana e Hashim Thaçit përmes zhvatjes së buxhetit të shtetit në emër të ri sistemimit në zyra të tjera, adoptimit të objektit dhe mobilimit,që buxhetit të shtetit do të kushtojnë miliona të tjera euro kot së koti, dhe nuk do të jetë përsëri kjo zgjidhje përfundimtare, kur dihet se është në pritje implementimi i planit për ndërtimin e objektit të ri presidencial”, tha për fund analisti politik, Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)