Kjo është deputetja e 32-të e Vetëvendosjes

  • 06 November 2019 - 07:58
Kjo është deputetja e 32-të e Vetëvendosjes

Arta Bajralija nga Kamenica është deputetja e 32-të më e votuar e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i bashkëngjitet 31 deputetëve të tjerë të këtij subjekti në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit.

Nga 1806 vota që kanë ardhur nga diaspora, me vendim të Gjykatës Supreme, shumica e tyre janë për Lëvizjen Vetëvendosje. Nga numërimi i këtyre votave del që LVV i ka marrë 1154 sosh. Sipas këtij rezultati, VV-ja i merr 32 deputetë në Kuvend.

Lajmin për deputetin e 32-të të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë dhënë edhe deputetët e rinj të këtij subjekti, Hekuran Murati dhe Taulant Kryeziu. Ata kanë publikuar fotografi me numrin 32, duke nënkuptuar numrin e deputetëve që Vetëvendosje do të ketë në legjislaturën e ardhshme.

Bajralija, e cila renditet e 32-ta në listën e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes për deputetë, do të jetë deputetja e cila do ta plotësojë këtë ulëse të partisë më të votuar të zgjedhjeve të 6 tetorit.

(Kosova Sot Online)