Fotografi që kreu vetëvrasje pasi e bëri këtë foto

  • 06 November 2019 - 09:05
Fotografi që kreu vetëvrasje pasi e bëri këtë foto

Një fëmijë që vuante nga uria dhe ishte dobësuar keq u fotografua në Sudan. Kjo fotografi tregoi vuajtjet e fëmijëve të uritur të Sudanit, dhe u botua në “New York Times”, më 26 Mars 1993.

Reagimi i lexuesve ishte i madh dhe jo të gjithë u treguan pozitivë. Disa njerëz thanë se Kevin Carter, fotoreporteri që bëri këtë foto, ishte çnjerëzor, se ai duhet të kishte lënë aparatin e tij për t’i ardhur në ndihmë vajzës së vogël.

Askush nuk e kuptoi se ai donte të jepte një mesazh, apo të informonte botën e zhvilluar, për gjendjen e mjerueshme në botë.

Polemikat u shtuan por, megjithatë, disa muaj më vonë, ai fitoi çmimin më të madh të gazetarisë, atë “Pulitzer”, pikërisht për këtë foto.

Mirëpo në fund të korrikut 1994, fotoreporteri i prekur nga reagimet negative, besohet se kreu vetëvrasje në moshën 33-vjeç.

(Kosova Sot Online)