Të dyshuarit për vrasje ikin nga burgu vetëm përmes një vrime në mur

  • 06 November 2019 - 09:14
Të dyshuarit për vrasje ikin nga burgu vetëm përmes një vrime në mur

Policia amerikane i ka publikuar disa fotografi për të treguar se si dy të dyshuar për vrasje arritën të ikin nga burgu në mënyrë të befasishme përmes hapjes së një vrime në mur.

Santos Samuel Fonseca, 21 vjeç, dhe Jonathan Salazar, 20 vjeç, arritën të ikin nga burgu përmes një vrime të gjerë vetëm 56 centimetra, të cilën e hapën në tavanin e tualetit në burgun e qytetit Salinas, i cili shtrihet në jug të San Franciskos. Zyra e policisë lokale tha se personat e dyshuar kishin arritur ta gjenin një kënd të murit që nuk kapet nga kamerat e sigurisë për ta hapur vrimën. Këta dy persona ndodheshin në paraburgim dhe akuzoheshin për dy raste të ndara të vrasjeve. “Jemi të zhgënjyer që dy persona të akuzuar për vrasje nuk janë më në burgun tonë”, tha Jonathan Thornburg, zëdhënës i policisë në rajonin Monterey. Autoritetet janë vënë në kërkim të dy të rinjve, të cilët besohet se janë të armatosur dhe të rrezikshëm. Policia e ka ofruar një shpërblim prej pesë mijë dollarësh për personat që ofrojnë informata për kapjen e të burgosurve të arratisur.

Në seancat e mbajtura më parë për dy rastet e vrasjeve, këta persona ishin deklaruar të pafajshëm, shkruan “BBC”, 

(Kosova Sot Online )