Paralajmëron Sylë Tahirsylaj: Bora e parë do të bie në këtë ditë!

  • 06 November 2019 - 10:32
Paralajmëron Sylë Tahirsylaj: Bora e parë do të bie në këtë ditë!

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur së nga java e tretë e këtij muaji pritet të ketë ndryshime të motit.

Tahirsylaj, tha se pas dy javësh pritet të bie edhe bora e parë në Kosovë, duke mohuar se do të ketë reshje intensive.

“Më 19 nëntor priten të të jenë reshjet e para të borës por janë reshje alternative. Do të jenë të qëndrueshme një deri në dy ditë dhe do të shkrihet”, u shpreh ai. 

Për dallim nga stina e dimrit në të kaluaren, në këtë vit pritet të ketë temperatura më të ulëta, që sipas metorologut Tahirsylaj, ato pritet të zbresin deri në -20 gradë celsisus.

“Reshje intensive të borës dhe shiut do të këtë ne stinën e dimrit ku temperature me e ulët pritet të jetë dikun deri në -20C”, tha ai.

Ndryshe, stina e dimrit fillon me 22 dhjetore dhe mbaron me 20 mars.

(Kosova Sot Online)