Shtime: Fqinji i mirë e raporton në polici personin që shtiu me armë në mesnatë

  • 06 November 2019 - 11:39
Shtime: Fqinji i mirë e raporton në polici personin që shtiu me armë në mesnatë

Një person ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij, në Shtime ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të armës së gjuetisë. 

“Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar dy gëzhoja të armës së gjuetisë. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull shqiptar është paraqitur në stacionin policor dhe ka dorëzuar armën me të cilën kishte shtënë dy herë në ajër. Arma është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti është në procedurë të rregullt”.

(Kosova Sot Online)