Edukatorja e rreh brutalisht fëmiun pasi që nuk flinte

  • 06 November 2019 - 13:09
Edukatorja e rreh brutalisht fëmiun pasi që nuk flinte

Një nënë është tronditur tej mase derisa ka parë djalin e saj se si goditej brutalisht nga edukatorja e kopshtit gjatë kohës së gjumit

Prindërit në Kinë kanë mbetur të shokuar kur e kanë parë drejtpërdrejtë fëmijën e tyre derisa rrihej në kopsht, shkrua Daily Mail

Fëmiu i tyre pesë vjeçar ka thënë se ai është ndëshkuar pasi që nuk flinte. 

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin kinez, Shenyang.

Në video shihet se fëmiu është goditur në mënyrë brutale në duar e kokë dhe tërhiqet nga xhamperi e nxjerrët nga dhoma.

Mësohet se edukatorja është suspenduar, mirëpo identiteti i saj nuk është bërë i njohur.

Image

(Kosova Sot Online)