Paralajmërohet popullata: Kujdes, priten vërshime lumenjsh në Kosovë

  • 06 November 2019 - 14:26
Paralajmërohet popullata: Kujdes, priten vërshime lumenjsh në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar popullatën për mundësinë e vërshimeve nga lumenjtë e përrenjtë për shkak të reshjeve të mëdha që do të përfshijnë vendin në ditët në vijim.

Në njoftim mes tjerash thuhet se: Reshjet e shiut të filluara nga data 5/11/2019, fillimisht në pjesën perëndimore, gjatë orëve të pas ditës kanë përfshi pjesën më të madhe të vendit por me intensitet më të ulët.

Duke filluar nga dita e sotme 6/11/2019, fillimisht në pjesën perëndimore të Kosovës ,zona e Alpeve Shqiptare, kanë vazhduar reshje të shiut me intensitet të ulët deri mesatarë, të cilat gjatë ditës do të përfshinë edhe pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit. Ndërsa duke filluar nga datë 07/11/2019, reshjet e shiut do të përfshinë pjesën më të madhe të Kosovës, me intensitet më të lartë në Dukagjin.

Mund të paraqiten vërshime të shpejta nga disa lumenj/rrëke, kryesisht me karakter malorë. Ndërsa përmbytje fushore nga lumenjtë mund të ketë në disa segmente të tyre, gjatë orëve dhe ditëve ne vijim. Kjo situatë mundë të paraqes vështirësi në qarkullimin rrugore, me mundësi rrëshqitje të dheut si dhe vërshime urbane në disa zona.

Reshjet e shiut pritet qe të ndërpriten gjatë orëve të pas ditës të datës 8/11/2019.

(Kosova Sot Online)