Sulmohet polici në Prishtinë

  • 06 November 2019 - 14:38
Sulmohet polici në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor.

I dyshuari është arrestuar pasditen e së mërkurës në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth konfiskimit të veturës së tij ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)