Ekuipazhi i Lufthansa-s në grevë, anulohen 1300 fluturime

  • 06 November 2019 - 15:11
Ekuipazhi i Lufthansa-s në grevë, anulohen 1300 fluturime

Kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, ka njoftuar se greva e paralajmëruar nga punëtorët e saj për dy ditë gjatë kësaj jave do ta shkaktojë anulimin e 1300 fluturimeve, të cilat do t’i prekin rreth 180 mijë pasagjerë.

Kjo shifër paraqet një të tretën e të gjitha fluturimeve që i ka planifikuar kjo kompani për të enjten dhe të premten, kur pritet të mbahet greva e punëtorëve.

Njoftimi për hyrje në grevë erdhi pasi një gjykatë gjermane ua dha dritën e gjelbër punëtorëve.

Kompania më e madhe gjermane e fluturimeve e kishte dorëzuar një ankesë në gjykatë për ta parandaluar këtë grevë pasi sindikata “UFO” bëri thirrje për bojkotim të fluturimeve të kompanisë.

Si pjesë e një mosmarrëveshjeje për pagat dhe pensionet, sindikata “UFO” ka luftuar me këtë kompani në gjykatë për disa muaj me radhë lidhur me statusin ligjor të sindikatës.

Pavarësisht lejimit të grevës, gjykata paralajmëroi se vendimi për këtë çështje mund të ndryshohet në rast se kundër tij paraqiten ankesa dhe nëse këto të fundit miratohen, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)