Viktima e parë: Jep dorëheqje Shefi i AKI’së, Shpend Maxhuni

  • 06 November 2019 - 16:01
Viktima e parë: Jep dorëheqje Shefi i AKI’së, Shpend Maxhuni

Kreu i AKI-së Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqja nga pozita.

Kështu ka njoftuar kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai ka shkruar në Facebook se dorëheqjen e Maxhunit e ka pranuar sot.

“Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.

Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë”, ka shkruar Haradinaj.

Shkrimi i plotë:

Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Intelegjencës kosovare.

 

Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare....

Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, November 6, 2019

Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë.

Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.

Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë.

RH

(Kosova Sot Online)