Kryeministri në detyrë sot mbanë konferencë për media

  • 07 November 2019 - 08:00
Kryeministri në detyrë sot mbanë konferencë për media

Zyra për komunikim me publikun e qeverisë në detyrë përmes një komunikate ka njoftuar se sot Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj do të mbajë konferencë për media.

Në komunikatë bëhet e ditur se Haradinaj në konferencë do të flasë për “Qeverisjen Haradinaj II” në ora 12:00 në ndërtesën e qeverisë.

Para dy ditësh Qeveria në detyrë e Kosovës mbajti mbledhjen e radhës për buxhetin në të cilën u shqyrtua propozim-vendimi për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, raporti i Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore si dhe propozim-vendimi për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se mbledhja e sotme është e një rëndësie të veçantë.

“Veteranët të kenë përkujdesje, kemi propozimin për Fondin Amerikan”, tha ai.

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, foli për gjendjen financiare dhe buxhetin e kursimet.

(Kosova Sot Online)