Nga të gjitha varret vetëm ai i djalit të saj ishte i gjelbëruar, nëna shpërthen në lot kur kupton të vërtetën

  • 07 November 2019 - 08:10
Nga të gjitha varret vetëm ai i djalit të saj ishte i gjelbëruar, nëna shpërthen në lot kur kupton të vërtetën

Humbja e një anëtari të familjes është një nga situatat më të vështira në jetën e çdo personi. Është edhe më e vështirë kur prindërit mbesin pa fëmijën e tyre. Fatkeqësisht, kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Raymond dhe Rachel Villasenor nga SH.B.A. Ata e humbën djalin e tyre Jozefin kur ai ishte vetëm 36 vjeç.

Ajo që pasoi ishte një tendosje, diçka që asnjë prind nuk dëshiron ta përjetojë – ata duhej t’i thoshin lamtumirën djalit të tyre për herë të fundit para se të futej në varr.

Varrin e tij e vizitonin në varësi të motit. Kur ishte ftohtë, ata shkonin në varreza më rrallë, por kur Rakela vizitoi varrin një ditë, ajo vuri re diçka jo të zakonshme. Në varret e tjera, bari ishte i verdhë dhe i tharë nga i ftohti, vetëm te varri i djalit të saj ishte i bukur dhe i gjelbër.

Në fillim mendoi se bëhej fjalë për ndonjë mrekulli, sepse si tjetër mund të shpjegohej fakti se vetëm mbi varrin e tij ishte bari i gjelbër? Megjithatë, më vonë, ajo mësoi të vërtetën. Bari i gjelbër ishte rezultat i  Jake Reissig, një i moshuar i cili një ditë pa një grua të re që po qante në varrin e Jozefit. Ai menjëherë e kuptoi  ajo ishte motra e të ndjerit, e cila ndjente shumë mall për të.

I moshuari  së fundmi kishte mbetur pa një person të rëndësishëm, gruan e tij, dhe ai e dinte se si ishte të humbasësh dikë që do të thoshte shumë për ty. Për shkak të kësaj, ai dëshironte të bënte diçka për ta bërë gruan e re të ndjehej më mirë. Sa herë që shkonte në varreza për të zbukuruar varrin e gruas së tij, Z. Reissig gjithashtu ujiste varrin e Jozefit.

Bari i gjelbër çdo herë i befasonte prindërit e Jozefit kur vizitonin varrin e djalit të tij, dhe pas një kohe, në bisedë me vajzën e tij, ata mësuan të vërtetën për varrin, barin dhe zotin Reissig. Ata u  mrekulluan nga fakti se ekziston një plak i cili ndan  kohën e tij për të zbukuruar varrin e djalit të tyre edhe pse ai as nuk e njihte.

(Kosova Sot Online)