KQZ në ora 10:30 shpall rezultatet përfundimtare, nuk dorëzohet asnjë ankesë në PZAP

  • 07 November 2019 - 08:55
KQZ në ora 10:30 shpall rezultatet përfundimtare, nuk dorëzohet asnjë ankesë në PZAP

Pas një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të shpallë rezultatet përfundimtare.

Kjo për shkak se deri më tash asnjë ankesë nuk është parashtruar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kështu ka bërë të ditur për medien , Mulë Deksu nga PZAP.

“Ankesa nuk ka pasur në PZAP nga asnjë subjekt politik. Shpallja e rezultateve varet nga KQZ-ja”, ka thënë Desku.

Ndërkaq zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se sot do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Po, sot në orën 10:30 do t’i shpallim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë Elezi.

(Kosova Sot Online )