Dy persona rrahin mjekun në emergjencën e Ferizajt

  • 07 November 2019 - 10:09
Dy persona rrahin mjekun në emergjencën e Ferizajt

Një mjek është sulmuar mbrëmë pas mesnate në Qendrën Emergjente të Ferizajt.

Me këtë rast, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar opinionin se me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy persona me inicialet  I.O. dhe N.O., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të nëjtit kanë sulmuar personin zyrtar- mjekun  S.F., në vendin e tij të punës, me ç’rast të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 në Spitalin Regjional në Ferizaj- Qenda Emergjente.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj thotë se mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

(Kosova Sot Online)