NISMA s’e kalon pragun, këto janë votat përfundimtare të VV’së, LDK’së, PDK’së e AAK’së
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit.
Daka fillimisht ka treguar statistikat e përgjithshme.
“Janë statistikat e përgjithshme numri i votueseve të regjisturar ka qenë një 1 milion e 961 mijë votues. Numri i votuesve që kanë numëruar jashtë vendvotimeve është mbi 50 mijë dhe pjesmarrja në votime është 44.72%. numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme është 844.121 fletëvotime, të pavlefshme 25.485 fletëvotime”, ka thënë ajo.
E njejta ka treguar edhe rezultatet e subjekte politike.
“Rezultatet sipas subjekteve politike janë Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220.811 vota apo 26.29%, LDK 206.458 apo 24.458%, PDK ka 178.645 apo 21.163%. AAK-PSD ka 96.883 vota 11.477%, Lista Serbe 57.015 vota apo 6.74%, Nisma-AKR-PD 42.072 vota apo 4.984%”, tha Daka.
(Kosova Sot Online)