Bajram Hasani i hakmerret Nismës menjëherë pasi KQZ publikoi rezultatet

  • 07 November 2019 - 11:15
Bajram Hasani i hakmerret Nismës menjëherë pasi KQZ publikoi rezultatet

Menjëherë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpalli rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, Bajram Hasani ka ironizuar me partinë e Fatmir Limajt, pjesë e së cilës ishte dikur.

Përmes një postimi në Facebook, Hasani ka pyetur me ironi se pse Kryetarja e KQZ’së kur i shpalli rezultatete nuk e përmendi Nismën Socialdemokrate.

“Pse more Valdete Daka kur i shpalli rezultatet se permendi NISMA-në hiq ?ë ë”, ka shkruar Hasani.

Ndryshe, koalicioni parazgjedhor Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë, nuk e kanë kaluar pragun për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Nisma-AKR-PD ka marr 42 mijë  e 72 vota apo 4,984 për qind, përderisa për ta kaluar pragun nevojiten 5 për qind e votave.

(Kosova Sot Online)