Zhduket një djalë nga Fushë Kosova

  • 07 November 2019 - 11:58
Zhduket një djalë nga Fushë Kosova

Një djalë nga Fushë Kosova është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fushë Kosovë, ndërkaq zhdukjen e djalit e ka raportuar në polici nëna e tij pas dy ditësh. 

“F. Kosovë 04.11.2019-23:30. Me 06.11.2019  një femër K/Shqiptare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)