Zhduket një i mitur në Gjakovë

  • 07 November 2019 - 12:18
Zhduket një i mitur në Gjakovë

Të mërkurën një person nga Gjakova ka raportuar në polici se djali i tij i mitur është zhdukur

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në Gjakovë, ndërkaq babai i fëmijës së zhdukur e ka lajmëruar rastin në polici të mërkurën.

“Gjakovë 05.11.2019-08:30.  Me 06.11.2019 një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, djali tij (i mitur), është larguar  nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për   vend-ndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)