Vetëvendosje doli e para, por Vjosa Osmani e mposhtë Albin Kurtin

  • 07 November 2019 - 13:11
Vetëvendosje doli e para, por Vjosa Osmani e mposhtë Albin Kurtin

Komisioni Qendrore Zgjedhore ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor.

Sipas, Albert Krasniqit popullariteti i liderëve në mes votuesve të subjekteve të tyre politike del ta ketë kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.

Edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës u radhit e dyta në nivel vendi, Osmani është votuar nga 85 për qind e votuesve të LDK-së duke u renditur e para. 

Kurse, Albin Kurti edhe pse doli fitues në këto zgjedhje, u radhite i dyti sa i përket votuesve nga partia e tij. Kurti është votuar nga 83% e votuesve të VV-së.

I treti radhitet Kadri Veseli nga PDK, i cili në këto zgjedhje doli i treti. Veseli është votuar nga 82% e votuesve të PDK-së.

Në fund të kësaj liste del të jetë Ramush Haradinaj, i cili është votuar nga 78% e votuesve të AAK-PSD-së.

(Kosova Sot Online)